Kuvendi i Kosovës zgjodhi qeverinë e re, të udhëhequr nga Albin Kurti, me 67 vota për, 30 kundër dhe asnjë abstenim. Pas marrjes së besimit në kuvend, Kurti dhe anëtarët e kabinetit të tij, bën betimin. Menjëherë pas votimit të qeverisë, partitë opozitare kanë lëshuar sallën plenare. Në fjalën e tij para deputetëve, Albin Kurti tha se në këtë seancë do të jetësohet “vullneti i qytetarëve” që votuan në zgjedhjet e 14 shkurtit, të cilat ai i cilësoi si referendum. Ai tha se drejtësia, shëndetësia e arsimit kanë nevojë për reforma.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
