Me aktivitete të ndryshme sot do të shënohet 22-vjetori i “Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”

Me aktivitete të ndryshme sot do të shënohet 22-vjetori i “Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”

Sot me aktivitete të ndryshme do të shënohet 22-vjetori i “Epopesë së UÇK-së”. Në programin për datën 5 mars është paraparë që ora e parë mësimore në të gjitha shkollat e Kosovës do t’i kushtohet Epopesë së UÇK-së. Në orën 09:00 do të mbahet seanca solemne e Kuvendit të Kosovës, ku të pranishmëve do t’iu drejtohet kryeministri Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani. Po ashtu do të ketë seanca solemne të Kuvendeve Komunale, ku do të mbahet edhe mbjellja e 59 fidanëve nga zyrtarët e komunave dhe nxënësit, në vendin e caktuar nga komunat përkatëse. Në orën 12:00, në kazermën “Adem Jashari” bëhet parakalimi i Ushtrisë së Kosovës, ku trupave të FSK-së do t’iu drejtohen me fjalë rasti presidenti Hashim Thaçi, kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe përfaqësues nga familja Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …