Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka shpallur konkurs për pranimin e rekrutëve të rinj, ushtarëve aktivë në FSK

Me kërkesë të Serbisë dhe Rusisë mblidhet Këshilli i Sigurimit për të diskutuar për Ushtrinë e Kosovës

Me kërkesë urgjente nga Serbia dhe Rusia, të hënën mblidhet Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara për Ushtrinë e Kosovës, raportojnë mediat e huaja. Mbledhja do të mbahet të hënën në mbrëmje, ndonëse vendet anëtare ende nuk kanë vendosur nëse do të mbahet me dyer të hapura apo të mbyllura. Me shumë gjasa, Beogradi zyrtar do të përfaqësohet nga kryetari Aleksandar Vuçiq. Krijimi i Ushtrisë së Kosovës ka sjellë reagimin e Serbisë dhe Rusisë në OKB. Moska dhe Beogradi këmbëngulin për ta mbajtur të hapur mbledhjen, ndërsa një grup vendesh perëndimore duan që ajo të mbahet me dyer të mbyllura. Kryesuesi i radhës, që është Bregu i Fildishtë, vijon të negociojë me palët. Ky zhvillim vjen në një kohë kur Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare në Shtetet e Bashkuara, John Bolton, përmes rrjetit social “Twitter” ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …