Më kufizime më të forta po provohet të frenohet përhapja e virusit korona në shumë vende të BE-së

Më kufizime më të forta po provohet të frenohet përhapja e virusit korona në shumë vende të Bashkimit Evropian

Kufizime më të forta që synojnë frenimin e infeksioneve të koronavirusit u vendosën në pjesën më të madhe të Italisë dhe disa zona të Polonisë të hënën, ndërsa në Francë, Parisi rrezikon të përballet me një bllokim në fundjavë pasi shtrimi në spitale me pacientët COVID-19 është pranë pragut maksimal. Sipas një vendimi të marrë nga qeveria italiane në fund të javës së kaluar, 80% e fëmijëve nga cikli i ulët e deri në shkollat e mesme, nuk do të shkojnë në shkollë duke filluar nga e hëna. Numrat gjithnjë në rritje të shtretërve në dhomat e emergjencës me pacientët me COVID-19 dhe rritja e përditshme e infeksioneve kryesisht nga një variant i zbuluar në Britani bënë që qeveria e re e kryeministrit italian Mario Draghi të shpallë si “zona të kuqe” më shumë rajone përfshirë Lazion, rajoni që përfshin Romën.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …