Brickos

Lajçak

Kryetari, Hashim Thaçi, nuk pajtohet me propozimin e BE-së që Lajçak të jetë ndërmjetësues në dialogun Kosovë – Serbi

Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajçak, pritet të jetë përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë – Serbi, pas emërimit të diplomatit, Richard Grenell nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me këtë propozim të BE-së nuk pajtohet kryetari i Kosovës,  Hashim Thaçi, i cili deri më tani ka qenë njëri ndër protagonistët kryesorë të dialogut me Serbinë. Përderisa nga Qeveria e Kosovës nuk e kanë komentuar emërimin potencial të tij, njohësit e politikave evropiane po e shohin atë si të dobishëm në këtë proces. Në lidhje me emërimin e Lajçakut përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka diskutuar edhe me udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë. Ditë më par ish Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj ishte shprehur pro Lajçakut edhe pse sheti i tij Sllovakia nuk e ka pranuar pavarësinë e Kosovës dhe po e ndihmon Beogradin zyrtar në tërheqjen e shteteve  nga njohja e pavarësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, thotë se Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, ka abuzuar me këtë zyrë

AAK-ja ka vija të kuqe për Albin Kurtin, refuzon madje edhe postin e kryetarit për Ramush Haradinajn

Duke folur rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, deklaroi …