Papërgjegjësi gjuhësore e disa gazetarëve të Top Channelit, çdo vrasje ditore trajtohet “masakër”

Më së paku 12 qytetarë u vranë pas të shtënave në një ndërtesë qeveritare në shtetin e Virxhinias, në Amerikë

Më së paku 12 qytetarë  u vranë dhe disa të tjerë u plagosën pas të shtënave në një ndërtesë qeveritare në shtetin e Virxhinias, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Policia tha se i dyshuari, një punonjës i qytetit në Vixhinia, qëlloi drejt njerëzve “pa dallim” në një ndërtesë publike. I armatosuri, identiteti i të cilit nuk u bë publik, u vra gjatë shkëmbimit me armë zjarri me policinë. Zyrtarët thanë se një oficer policie u plagos kur një plumb goditi jelekun e tij. Sulmi filloi pak pas orës lokale 16:00 në Qendrën Komunale të Virginia Beach. Në zonë ndodhen një numër ndërtesash qeveritare. Zona u rrethua nga policia dhe punonjësit u evakuuan. Një nga viktimat u qëllua jashtë në një makinë, dhe pjesa tjetër u gjetën në tre katet e ndërtesës qeveritare, tha shefi i policisë James Cervera. Katër oficerë hynë në ndërtesë dhe e gjetën personin e armatosur brenda. Sulmuesi u vra në një shkëmbim me armë zjarri me policinë.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …