Mediet në Rusi: Banorët e katër rajoneve të jugut e lindjes së Ukrainës kanë mbështetur fuqishëm, bashkimin me federatën ruse

Mediet në Rusi dhe më gjerë  kanë bërë të ditur se banorët e katër rajoneve të jugut dhe lindjes së Ukrainës kanë mbështetur fuqishëm, bashkimin me federatën ruse. Organizatorët e referendumeve të organizuara  nga Moska publikuan rezultatet e votimit 4 ditor që u mbyll të martën. Në Donjeck është shënuar mbështetja më e madhe për bashkimin me Rusinë, 99 %. Mbi 90% edhe në Luhansk e Zaporozhia. Mbështetje më e ulët në Herson me rreth 87%. Rajonet rusisht-folëse përbëjnë 15 % të territorit ukrainas me sipërfaqe sa Hungaria. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Vladimir Putin pritet që brenda kësaj jave të dorëzojë në parlament për miratim, kërkesën për aneksimin e këtyre territoreve, duke dërguar atje ushtarë nga kontingjenti i 300 mijë të mobilizuarve kohëve të fundit në Federatën Ruse.

 

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …