leoni

Aleksander Vuçiq

Mediet serbe njoftojnë se kryetari i Serbisë ka biseduar me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s për situatën në Kosovë

Mediet serbe njoftojnë se kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka biseduar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Temë qendrore e bisedës mes tyre mësohet të ketë qenë situata në pjesën veriore të Kosovës. Pas bisedës së zhvilluar, kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është cituar të ketë thënë se Serbia nuk ka shkelur Marrëveshjen e Brukselit ose Rezolutën 1244 dhe as nuk e rrezikoi në asnjë mënyrë ruajtjen e paqes. Pushtimi i plotë me automjete të blinduara në veri të Kosovës i cili po kryhet nga Prishtina, ka vazhduar për shtatë ditë dhe të gjithë në bashkësinë ndërkombëtare heshtin me zë të lartë. Befas shqetësohen kur shohin helikopterë dhe aeroplanë serbë në ‘territorin e Serbisë qendrore’, sepse mendojnë se ata nuk duhet të ekzistojnë, ose nuk duhet të ngrihen derisa Kurti ose dikush nga bashkësia ndërkombëtare të miratojë atë” është cituar të ketë thënë kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …