Mediet turke: Erdogan do të takohet me Putinin në Shën Petersburg

Mediet turke: Erdogan do të takohet me Putinin në Shën Petersburg

Mediet turke bëjnë të ditur se kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan me 9 gusht do të udhëtojë për vizitë zyrtare në Rusi, me ç’rast do të takohet me homologun e tij rus, Vladimir Putin. Sipas komunikatës së Qeverisë në Ankara, ky takim pritet të zhvillohet në qytetin e Shën-Petersburgut. Në këtë takim, midis të tjerash, do të bisedohet për rivendosjen e marrëdhënieve të ndërsjella pas incidentit të vitit të kaluar. Rrëzimi i avionit luftarak rus në territorin turk, kishte shkaktuar një tërmet diplomatik, kërcënime të ndërsjella si dhe shfuqizimin e shumë marrëveshjeve tregtare që patën dëmtuar së tepërmi ekonominë turke. Marrëdhëniet mes Moskës dhe Ankarasë kanë filluar të shtendosen pas letrës së kryetari turk, Erdogan i nisi homologut të tij rus me 27 qershor të këtij viti.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …