leoni

Medojeviq: Një nga vendimet e para që duhet të merren është tërheqja e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Mali i Z

Medojeviq: Një nga vendimet e para që duhet të merren është tërheqja e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Mali i Z

Lideri i Nismës për ndryshime në Mal të Zi, e që është pjesë e koalicionit opozitar “Për të ardhmen e Malit të Zi”, Nebojsha Medojeviq, ka thënë se qeveria e ardhshme e këtij vendi nuk guxon të marrë asnjë vendim që nuk i pëlqen Serbisë. Koalicioni ku bën pjesë ai, së bashku me lëvizjen “E zeza mbi të bardhën”, që udhëhiqet nga shqiptari Dritan Abazoviq, është paralajmëruar se do të formojnë qeverinë e re. Medojeviq thotë se një nga vendimet e para që duhet të merren është tërheqja e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Mali i Zi. “Jemi dy shtete të ndryshme, por historia dhe interesat reale tregojnë se ne me Serbinë kemi lidhje të veçantë. Po ta udhëhiqja unë Qeverinë, gjëja e parë që do të bëja do të ishte tërheqja e njohjes se pavarësisë së Kosovës. Njohja e pavarësisë ishte turpi më i madh i pushtetit që po shkon. Mali i Zi nuk guxon të bëjë asnjë veprim që do të binte ndesh me interesat e Serbisë”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti, prezanton qëndrimin e tij në konferencën e Partive Socialiste Evropiane, në Berlin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në konferencën e Partive Socialiste Evropiane në …