Berat Rukiqi: Manipulimi statistikor nuk po ndalet, një shifër të ngadalësimit të inflacionit, në një muaj të vetëm kjo qeveri e quan sukses

Rukiqi: Marrëveshjet ekonomike mund të sjellin përfitime të mira por çështjet e lidhura me shtetin serb kanë sfond politik

Në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, konkretisht në Zyrën Ovale, kryetari amerikan, Donald Trump, do të presë në takim kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Vetëm pesë minuta palët do të kenë mundësi të flasin, para se t’i drejtohen Dhomës Roosvelt për të nënshkruar një marrëveshje përmbajtja e së cilës ende nuk dihet, por mediet në Serbi kanë ngritur alarm se do të servohet njohja e Kosovës. 10 minuta pas ceremonisë, do të zhvillohet takimi trilateral për çështjet ekonomike, por në delegacionin e Kosovës vërehet mungesa e ekspertëve të ekonomisë. Berat Rukiqi kryetar i OEK-ut thotë se nuk ka pasur asnjë ftesë nga Qeveria e Kosovës dhe se në këto rrethana sipas tij do të duhej të kishte përfaqësim nga OEK. Ndërsa sa i përket pritshmërive rreth kësaj marrëveshje, Rukiqi beson se mund të sjellë përfitime të mira ekonomike, pavarësisht se çështjet e lidhura me shtetin serb kanë sfond politik dhe nuk mund të pritet edhe shumë. Marrëveshjet e karakterit ekonomik sipas Rukiqit, janë gjithmonë më lehtë të implementueshme. Sa i përket sigurisë në këtë çështje, Rukiqi thotë se me shtetin serb nuk mund të garantohet asnjëlloj marrëveshje.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …