Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Dy poezi

Dikur

 

rojat viheshin tek kullat

nga mali

kur zbrisnin burrat

vdisnin për atdhe

burrat

dikur

 

vdesin atdheun

burrat

sot

 

mashkull e burrë

nuk qenka njëjtë

as atëherë

as sot

as kurrë

 

 

Edipi

 

sytë i verboi Edipi

në shenjë pendimi e trishtimi

sot pretenduesit e fronit

as pendohen

as trishtohen

as sytë verbojnë

vazhdojnë

lodrojnë

poshtë e lartë

mëmë-dheun

njërin krah ia shiten

tjetrin ia prenë

dhimbje të dyfishtë të shkaktuan

Kosovë nuk ishin të huaj

ishin bijtë tuaj

 

Zürich, 24. 3.2018

Kontrolloni gjithashtu

Albert Z. ZHOLI

Albert Z. ZHOLI: Historia legjendë e Qafës së Thanës

Ishte një mëngjes i freskët mali, kur një gjysh me nipin ndaluan në majë të …