Mehmet Bislimi: Intrigë e paparë e radhës!

Mbrëmë, tek po shihja lajmet në RTK, ishte aq
irritues inserti që po epej; se si po e prisnin me këngë e valle “të madhën
Tomohovkë”, Leme Xhemën qytetarët shqiptarë të mbetur nën pushtimin serb, sikur
nuk ju besoja syve!…

 

Leme Xhema, ish drejtoreshë e PTK-së, e cila i rroi
posttelekomit të Kosovës mbi 50 milion euro (të paktën kështu akuzohej atë
botë), tani zonja. Xhema, po kthehet në “gjirin e popullit”, më falni, në
gjirin e hajnave të Kosovës dhe luginës së lotëve, kësaj radhe e lirë,
triumfuese, kokëlartë, krenare dhe krejt me fodullëk, madje dhe po kërkonte
votën e qytetarëve për t’i dhënë asaj një mandat të ri, pra për t’i dhënë asaj
edhe një mundësi për të rruar edhe ndonjë milion euro andej pari, me gjasë i ka
harxhuar ato që i përlau se bashku me shokë!

 

Aty, kishin ngarendur edhe avokatët tanë në zë si:
“Tomka me shokët e tij”, për të dëshmuar me anë të “Ligjit”, se tani më zonjën
Xhema, nuk e ndjek as ligji, as Maliqi i Kosovës!, në fakt, ajo mund të ndiqet
me kë të do, por që ligji i kastruar i Kosovës nuk e ndjek më?!, për faktin e
pa qenë, se kur ajo u akuzua për shpërdorimin e mjeteve të lartcekura, ia
kishte shkelur për Serbi, pra kishte kërkuar strehim në “gjirin” e shteti
pushtues!

 

Në këtë mënyrë, ajo ia kishte punuar ligjit dhe
drejtësisë së Kosovës, e sikur mos të ishte kështu, ajo nuk do të kishte nevojë
të ikte për të u strehuar tek pushtuesi ynë. Ajo, do të dilet para ligjit dhe
drejtësisë së Kosovës, do të dëshmonte pafajësinë e saj, madje për ketë do të
krekosej me naze edhe avokati Tomkë për mbrojtjen që i bëri drejtësisë, dhe
kaq!

 

Jo, ajo zgjodhi ikje, duke e ndjerë fajësinë dhe u
strehua tek pushtuesi ynë, këtë e di mbarë opinioni shqiptarë, ajo i iku
drejtësisë me vetëdije, pra plotësisht e vetëdijshme për dëmin dhe hajnin që
kishte bërë, iku se e vodhi Kosovën dhe ketë popull të mjerë që i pretë hajnat
me këngë e vallë! Ajo u rikthye, tani kur pordhët e drejtësisë së Kosovës u
ftohen, ajo vjen serish në Kosove, dhe kërkon votën e popullit!…

 

Pra; vjen hajni në vendin ku kreu hajninë, dhe
kërkon që prapë t’i epet edhe një mundësi për të vjedhur, në fakt nuk më habit
edhe aq shumë hajni, nuk po mund ta shpjegoj: si ka mundësi që hajni të pritet
me këngë e valle, lus zotin të mos jam çmendur unë!!!

Pra, nëse kjo është e saktë se ligji na qenka
vjetruar, atëherë vidhni kushdo që mund ta ketë atë mundësi, vidhin dhe ikni e
strehohuni për dy tri vite në Serbi, dhe rikthehuni prapë se vepra u vjetrua
dhe ligji nuk iu kap!

 

Interesant, a nuk është ky po i njëjti ligj, që nuk
po vjetrohet asnjëherë për të ndjekur dhe kapur ushtarët e lirisë, për t’i
dënuar e persekutuar ata, a ishte po ky ligji që burgosi Naser Shatrin për
veprën që kishte bërë para 19 vitesh?!, apo mos jemi ne në jermi, në mos jam
çmendur unë?! Po, ky ligj vlen e nuk vjetrohet kur janë në pyetje çlirimtarët,
por nuk vlen kur janë në pyetje hajnat, kurvarët, servilët, zagarët dhe
ndihmaqarët, madje kur aty nuk mungon muzika as valltaret!…

 

A nuk të vjen të ngjitësh në maje të shtyllës
elektrike, e ta kapesh trefazorin me dorë deri sa të shkon ty nga prapanica,
duke klithur me sa zë ke. Ooo Kosovë ku ma ke ligjin!?

 

 Shtator, 2015

Kontrolloni gjithashtu

Agim Musliu dhe Gurakuç Kuçi: SKENARËT PAS BANJSKËS DHE LUFTA HIBRIDE RUSO-SERBE NË KOSOVË

Në përvjetorin e sulmit në Banjskë, qëllimet e këtij akti të dhunshëm rifreskohen me një …