Recak

Mehmet Bislimi: Reçak

dimër si sot

në Reçak

atje ku gjaku i lirisë po shkonte rreke

në gjirin tënd o toka jonë e djegur

strehuar e futur thellë në dhe

në zemrën e tokës

45 lulëkuqe të lirisë

45 bijtë e bijat e nënëlokes

lulëkuqe që askujt nuk i patën hak

Reçak

Reçak

me shtatin e larë me gjak

larë me gjak lirie

 

ata

janë dëshmitarë që flasin

janë themeli i shqiptarisë

janë zëra që thërrasin

si dëshmi e kohës

në kupë të qiellit

Reçak

kërthiza e diellit

 

në Reçak

ku jeta dhe vdekja po mateshin

në tokën e bukën e vet

në shtëpinë dhe të drejtën e jetës

lirisë ia falën dritat e syve

botës ia thanë të vërtetën

Reçak

 

për ditë të shkojmë në Reçak

për të rënë në gjunjë atje

para bijve tanë

që prehen në paqe

si dëshmi e një kohe të vrazhdë robërie

Reçak

sinonim lirie

 

15-01-2024

Mehmet Bislimi

Kontrolloni gjithashtu

Albert Z. Zholi

Albert Z. ZHOLI:  Dita Botërore e  librit dhe e kriza e së drejtës së autorit në Shqipëri

 Dita Botërore e  librit dhe e kriza e së drejtës së autorit në Shqipëri Shqipëria …