Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kërkon rikthimin e Sali Berishës në arrest shtëpiak

Mehmet Bislimi: Sali Berisha, ky zjarrvënës i Shqipërisë!

Sali Berisha, si dje edhe sot, madje në disa segmente vepron edhe më keq së armiqtë e përbetuar që kanë synim t’i vënë zjarr Shqipërisë! Berisha nuk bën ndonjë përjashtim nga mentaliteti i të qenit Bajraktar anadollak autokrat, hakmarrës, piroman i shthurur, autoritar i cili keqpërdor në mënyrën më arrogante numrat e dhënë (votën), nga kokëshkretët e tij. Vota në kuptimin e peshës politike, që e yshtin atë për t’u sjellë si i gjithëpushtetshëm, arrogant i paskrupullt, agresiv i pa cipë dhe i pa pikë respekti përballë interesave madhore të atdheut.

Ai, në kohë lufte në Kroaci dhe në Bosnje e Hercegovinë i bëri koncesione Serbisë, në një kohë kur një botë e tërë i kishte vënë embargo asaj!

Ai theu këtë embargo, duke e furnizuar Serbinë gjakatare me naftë e hekur, pikërisht në një kohë kur Serbia po digjte Kroacinë dhe Bosnjën e po behej gati për ta djegur edhe Kosovën!

Berisha, shkaktoi falimentimin ekonomik të Shqipërisë, duke i lënë pa kulm e katandi mbi kokë shqiptarë, me anë të firmave Piramidale… a nuk mjaftonte vetëm një urdhër nga z. Berisha, që të shpallte firmat piramidale të jashtëligjshme. Kaq dhe vetëm kaq mjaftonte. Jo, ai nuk e bëri këtë, ngase synimi i tij ishte shkatërrimi i palcës dhe shtyllës së shtetit!

Në vazhdim, çështja e shitblerjes së energjisë elektrike Shqipëri- Serbi, marrëveshjet për telefoninë mobile Itali- Shqipëri- Serbi. Çështje konspirative këto, fatkeqësisht të sakta edhe sot e kësaj ditë të pa ndëshkuara këto nga drejtësia shqiptare, ndryshe ky do duhej të ishte që moti prapa grilave, duke u përgjigjur për dëmet që i ka bërë shteti shqiptarë!

Takimet e fshehta të përfaqësuesve të tij (Berishës), me Arkanin, fare të hapura e publike me Fazlliqin dhe dëmet e pallogaritshme që i shkaktoj buxhetit të shteti, duke e pasuruar veten e tija dhe Fazlliqet e tjerë krejt hapur, gjë që dihet tanimë!

Likuidimi i fshehtë i liridashësve tanë, siç është rasti me Remzi Hoxhën e tjera shëmti në rrafshin kombëtar në kohët më të liga për ne, as sot nuk dihet për fatin dhe mbetjet e Remzitu!

Shpërthimi i Depove të armatimit shtetëror, duke prekur kështu palcën kurrizore të shtetit, për pasojë, kishte mijëra të vrarë, deri tek rasti i Gërdecit. Berisha edhe sot, mbetet përgjegjësi kryesor pa marrë ende ndëshkimin për këto veprime shkatërruese për Shqipërinë!

Zhvatja nga mjetet për “Rrugën e Kombit!”, edhe sot e pasqaruar kjo çështje, padyshim rrugë jetike kjo (Aorta e Kombit), e cila ende nuk ka përfunduar në tërësinë e saj, që është vjelë e mjelë nga Qeveria Berisha deri në palcë!

Sali Berisha, së bashku me dhëndërinë e vet Melltezin dhe bashkëpunëtorë të tjerë, kishin përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme, hektarë tokë për të ndërtuar më pas e përfituar mjete materiale për familjarët e vet!

Berisha, tanimë për çdo ditë, në mjetet dhe paraqitjet e tij publike, bënë kërkesë fare hapur, për të gjitha shtresat të llumit, që kanë gatishmëri për ti vënë zjarr Shqipërisë. Bënë kërkesë për të mos kursyer mjete, për ta rrëzuar me dhunë Qeverinë legjitime të vendit, pavarësisht cila dhe kush është duke qeverisur, me kërkesë të vetme: Për ta marrë ai pushtetin me dhunë, ngase me votën e lirë demokratike nuk po e merr dot që 13 vite!

Berisha, kishte kërkuar edhe arrestimin e luftëtarëve të Drenicës, Dukagjinit, Llapit etj. Janë me emër e mbiemër të gjithë ata që Sali Berisha dhe Gazidede i arrestuan dhe ndaluan, në mesin e tyre; Adem Jasharin, Adem Nurën, Hashim Thaçin, Zahir Pajazitin e të tjer. Madje,  kanë arrestuar dhe për pak kanë shpëtuar nga ekstradimi tek pushtuesi Serb, Xhevë dhe Fehmi Lladrovcit, Ramush Haradinaj e të tjerë- këto janë fakte që flasin!

Sali Berisha, duke yshtur mujsharë të tërë, me sëpata e çekan, demoluan dyert e Godinës së PD-së, arenë e trishtuar çakejsh kjo, ditëm drekë në shesh të Tiranë para botës së madhe!

Sali Berisha sot, me flakën e pishës në dorë, e më flakën e urrejtjes fshehur thellë në shpirt, për t’i vënë zjarrin Parlamentit shqiptarë, kjo nuk do koment, këtë po e sheh një botë e tërë!

 Berisha as nuk skuqet e as nuk turpërohet nga këtë veprime rrugaçërie kundër atdheut të vet, ky njeri- lider piroman, ky plak i matufosur, që do ta djeg Shqipërinë: O burrani, bini, t’i vemi zjarr Shqipërisë gjithandej- kjo është moto dhe qëllimi i Berishës!

Sali Berisha, po e djeg Shqipërinë në emrin tuaj o burra, o njerëz, o popull. A ka ligj atje, a ka shtet atje, a ka etikë atje, a djegën Institucionet, Parlamenti dhe godinat e atdheut, vetëm e vetëm për ta ardhur dhunshëm e pa kursyer mjete në pushet!

Sali Berisha, ka ngatërruar kohët, kur në emër të diktaturës e dhunës bënte ligjin atëherë- ai edhe tani do të njëjtën gjë: Për të ardhur me dhunë në pushtet, për të vetmin qëllim, që të ushtroj dhunë në emër të demokracisë!

Sali Berisha, kjo kopje e keqe e një analogjie po aq të marrë me shije të hidhur- një i çmendur që do t’i çmend të tjerët për rreth tij, me zjarrin e urrejtjes fshehur në gji, që do ta  djeg me zjarr nënën Shqipëri, pamje e shëmtuar kjo që po ripërtëritë për gjatë gjithë kësaj kohe të pas-humbjes së tij, si edhe mbrëmë, me gjithë shëmtinë dhe vrazhdësinë e tërësisë së saj aq primitive, anakronike, absurde dhe të mjerë!

CH-25-01-2026

Kontrolloni gjithashtu

Sylë Ukshini: Krimi kundërnjerëzimit në Reçak dhe lufta e narrativave

Isha i nderuar që sot të mbaja kumtesën shkencore “Reçaku dhe lufta e narrativave”, në …