Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Toka e Kosovës, peshqesh vizash!

… “Raporti i Komisionit për matjen e territorit të Kosovës ka konstatuar se Kosova nuk humb territor me marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi!”…

   Caktimi i saktë i pikave kufitare të Republikën së Kosovës me fqinjët, para së gjithash është obligim i një shteti që mëton integrimet Evropiane dhe më tej drejt NATO-së dhe OKB-së e kështu me radhë. Është obligim i Institucioneve tona për të shënuar saktë pikat kufitare me fqinjët tanë, pa i dëmtuar as tokat e tyre dhe as tokat tona. Kjo dhe vetëm kjo pastaj është fqinjësi e qëndrueshme dhe pa pretendime territoriale ndaj njëri-tjetrit. Gëzon fakti që Republika e Malit të Zi dhe Republika e Kosova nuk kanë pretendime të tilla ndaj njëra tjetrës, andaj shtrohet pyetja: pse kërkohet me kaq ngulm të falën tokat tona?, është shumë i qëndrueshëm fakti se Kosova ka nevoje për mbështetje nga fqinjët tanë, por jo edhe me kushtëzimin e faljes se tokave tona, gjoja në emër të lëvizjes së lirë të qytetarëve tanë, pra përfitim vizash, apo më mirë të themi përfitim të shëtitjeve të qytetarëve tanë nëpër Evropë e gjetiu pa pasur të drejt pune dhe qëndrimi e rregullimi letrash e qëndrimi atje.

Ky do të ishte edhe obligim legjitim i Qeverisë dhe Institucioneve tona: qytetarët tanë t’i punësojë, t’ iu sigurojë një jetë më të mirë, t’i mbrojë me ligj para diskriminimit, nepotizmit dhe korrupsionit të paparë dhe dëgjuar ndonjë herë.

Në asnjë rrethanë nuk qëndron fakti, edhe njëherë në asnjë rrethanë se Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi është kusht për liberalizimin e vizave. Jo, ky është vetëm një mashtrim i radhës, është një rutinë e ripërsëritur që sa herë nga kori i kukuvajkave që bëjnë vezë në strofullin e Qeverisë sonë, natyrisht pa fajin e tyre, përderisa sovrani i ka legalizuar veprimet e tyre me votën e vet!, madje edhe për të falur tokat tona gjithandej nga Mali i Zi, Maqedonia e Serbia dhe krejt në fund sipërfaqja e Kosovës do të mbetet me 7 mijë kilometra katror!  Pastaj këta prapë për mes një komisioni tjetër do të thonë se: Kosova nuk ka humbur asgjë, ngase sipas matjeve të fundit Kosova kishte kaq kilometra. Njëjtë sikur thoshin dikur, kur u suprimua me dhunë Kushtetuta e Kosovës nga pushtuesi Serb, dhe paria vasale e atëhershme thoshin se Kosova nuk po humb asgjë!

Kosova ka interes parësor në forcimin e sovranitetit dhe integritetit të shtetit tonë  në rrugëtimin e saj drejt integrimeve euroatlantike. Ne duhet të ecim përpara në këtë forcim të sovranitetit tonë dhe shënimit të kufirit, por gjithnjë duke qenë vigjilent që tokat tona të mos cenohen dhe të mos epen peshqesh e për lesh- pa pardon! Kosovën dhe popullin shqiptarë në përgjithësi, nuk e nderon falja dhe copëtimi i tokave tona, por mbrojtja dhe ruajtja e tyre po aq sa kemi edhe obligim të ruajmë fqinjësinë e mirë me të gjithë ata që na respektojnë e na ruajnë edhe ne si shtet fqinjë. Kosova nuk ka pretendime territoriale ndaj askujt dhe nuk duhet të lejoj një gjë të tillë as ndaj territorit të vet. Komisioni i lartpërmendur nuk ka bërë ma shumë se atë që i ka rekomanduar Qeveria e Kosovës, pra që të deklarohet se Kosova nuk po humb territor, jo, në fakt Kosova po falë territor nga se ka më bollëk (Posi!).

21.02.2017, Wiesendangen

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …