Albin Kurti

Meliza Haradinaj-Stublla: Nëse është e vërtetë që kryeministri Kurti ka bërë një deklaratë të tillë, është skandaloze

Duke komentuar disa citate për të cilat njoftohet se janë të kryeministrit, Albin Kurti dhënë gjatë intervistës për medie gjermane, ish kryediplomatja e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka vlerësuar se nëse ajo deklaratë është e vërtetë, atëherë kjo është skandaloze. Kryeministri, Albin Kurti është cituar të ketë thënë për gazetën gjermane, Frankfurter Allgemenie Zeitung se ambasadori amerikan ka informacione më shumë rreth situatës në pjesën veriore të Kosovës se sa ai. E për këtë deklaratë të kryeministrit, Albin Kurti, e cila është publikuar nga gazetari gjerman, Mihail Martens, ish kryediplomatja e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka vlerësuar se kjo deklaratë nëse nuk është nxjerrur nga konteksti prej gazetari atëherë kjo është skandaloze për t’u thënë për një medium ndërkombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …