Memli Krasniqi falënderon MCC-në dhe shpreh keqardhje për mbyllja e dyerve të investimeve të infrastrukturës së gazit amerikan

Memli Krasniqi falënderon MCC-në dhe shpreh keqardhje për mbyllja e dyerve të investimeve të infrastrukturës së gazit amerikan

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka takuar në Washington udhëheqësit e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit për të diskutuar mbarëvajtjen e programeve investive të kësaj organizate në Kosovë.  Shpreha falënderimin e thellë për investimet e deritashme nga programi Threshold, veçanërisht ato që ishin të fokusuara në eficiencë. Edhe lagjja ime e fëmijërisë Ulpiana sot ka marrë një pamje të re falë MCC-së. PDK-ja  do të përkrahë plotësisht proceset e programit të ardhshëm Compact, por është për keqardhje që Kosova ka mbyllur derën për investimet shumë të nevojshme përmes MCC në infrastrukturën e gazit dhe në prodhim të rrymës përmes gazit”, shtoi ai. Kosova ka nevojë për strategji afatgjate për sektorin e energjisë dhe çdo vonesë në hartimin dhe zbatimin e saj shkakton vonesa në adresimin e krizës energjetike dhe në sigurinë e furnizimit – faturën e rritur të së cilës do ta paguajnë qytetarët”, tha  Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …