Pal Lekaj

Pal Lekaj ka kritikuar kabinetin qeveritar, pasi asnjë nga ministrat e Qeverisë Kurti nuk ishte i pranishëm në seancën e Kuvendit

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,  Pal Lekaj ka kritikuar kabinetin qeveritar, pasi asnjë nga ministrat e Qeverisë Kurti nuk ishte i pranishëm në seancën e Kuvendit,   ku po diskutohej  për shëndetësinë. Lekaj ka adresuar edhe kritika për shkak se krerët shtetërorë gjenden jashtë Kosovës, pikërisht kur situata në veri të vendit është kritike. Kur  diskutohet për shëndetësinë, si njëri ndër sektorët më të rëndësishëm në vend, asnjë nga kabineti qeveritar i pranishëm në seancë. Kjo tregon sesa e ka prioritet shëndetësinë ky pushtet”, ka shkruar Lekaj. Tre udhëheqësit shtetëror janë  jashtë vendit. Situata në veri të vendit është shumë kritike, e këta gjejnë kohë për shëtitje nëpër Evropë”, ka saktësuar, Pal Lekaj.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …