Memli Krasniqi

Memli Krasniqi kërkon angazhim maksimal të institucioneve në përballje me pandeminë Covid-19

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në një konferencë për media ka kërkuar reagim urgjent dhe angazhim maksimal të institucioneve shtetërore për ta ndalur siç tha tragjedinë nëpër të cilën po kalon Kosova në përballje me pandeminë Covid-19. Ai tha se PDK është e gatshme që ta japë kontributin e saj në Kuvendin e Kosovës për të marrë vendime në ndihmë të qytetarëve dhe për tejkalimin e kësaj situate. Krasniqi theksoi se bota reagoi në mënyrën e duhur, por jo edhe Kosova, qeveria e së cilës i injoroi paralajmërimet nga OBSH-ja dhe institucioneve tjera shëndetësore ndërkombëtare. Sipas tij Qeveria ka keqmenaxhuar edhe në sigurimin e vaksinave anti-Covid-19. I pari i PDK-së shtoi se po të kishte vaksinim gjatë vikendeve në muajt qershor, korrik dhe gusht sot do të kishim së paku edhe 250 mijë qytetarë të vaksinuar.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …