Ferat Shala: Kur Kurti tha “si”, ai paralajmëroi ndryshimin e qëndrimeve të tij ndaj politikës amerikane

Ferat Shala: Albin Kurti paralajmëroi ndryshimin e qëndrimeve të tij të deritanishme ndaj Amerikës

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka thënë se kryeministri, Albin Kurti, pas ardhjes së  refugjatëve afganë në Kosovë është deklaruar se: “…kur është puna tek aleatët tanë siç janë Amerika dhe NATO, atëherë nuk bëhet pyetja pse, por ne themi vetëm si”. Sipas Shalës kjo nuk është një deklaratë e thjeshtë sa për një ceremoni, por ajo përfaqëson një ndryshim të qëndrimit të Kurtit ndaj Amerikës.  “Kur pyet dikën “si?”, kjo ka dy kuptime:  E para, se ti nuk ke mendim dhe qëndrim tëndin dhe pret mendimin dhe qëndrimin e të tjerëve për të vepruar dhe,  E dyta, se ti do të sillesh sipas asaj që do të thotë tjetri, në këtë rast SHBA, pasi ta kesh pyetur “si?”.  Kur Kurti tha “si?”, ai paralajmëroi ndryshimin e qëndrimeve që deri tani ka mbajtur në raport me politikën amerikane ndaj Kosovës, e sidomos për dy tema konkrete: Marrëveshjen e Uashingtonin dhe çështjen e asociacionit të komunave me shumicë serbe. Pra, me këtë deklaratë Kurti na paralajmëroj se për Marrëveshjen e Uashingtonit dhe për çështjen e asociacionit të komunave me shumicë serbe, nuk do të pyes SHBA-në pse ti zbatojmë, por si ti zbatoj ato”, ka shkruar ndër të tjera Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: AAK po rritet në Gjermani, jemi bashkë në përkushtimin tonë për ta orientuar vendin drejt zhvillimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e bashkatdhetarëve në çdo proces për të …