Memli Krasniqi: PDK do të punojë fuqishëm që lidhja jonë me Amerikën dhe popullin e saj të forcohet

Memli Krasniqi: PDK do të punojë fuqishëm që lidhja jonë me Amerikën dhe më shumë popullin e saj të forcohet edhe më shumë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka kujtuar terrorin mbi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 20 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. Ai ka shprehur keqardhje për viktimat e pafajshme që humbën jetën 20 vite më parë. Më tutje Krasniqi, ka thënë se viktimat ishin të 70 kombësive të ndryshme dhe në mesin e tyre kishte edhe 4 bashkëkombas shqiptarë. “Partia Demokratike e Kosovës do të punojë si gjithmonë fuqishëm që lidhja jonë me SHBA-të dhe popullin amerikan të forcohet edhe më tutje, që së bashku të punojmë për përhapjen e demokracisë dhe forcimin e sigurisë e paqes në botë”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …