Krasniqi: Kosova asnjëherë nuk është respektuar më shumë se sa me vizitën e fundit të Thaçit në Francë

Memli Krasniqi: T’iu thuash deputetëve, që i ke në listën tënde se po kontrabandohen, është e turpshme

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se shprehja “kontrabandim i deputetëve”, është një shprehje përmes së cilës partitë politike po i nënçmojnë deputetët që i kanë pasur në listë.  Tash ata po i tregojnë si mall, sepse malli kontrabandohet. Edhe njerëzit kontrabandohen, por dihet se ajo është diçka e keqe dhe ilegale. T’iu thuash deputetëve, që i ke në listën tënde se po kontrabandohen, është e turpshme. Asnjë mandat që nga viti 2007, nuk ka ndodhur që dikush të mos ketë lëvizje nga partia ose qëndrimi i saj. Kanë ikur prej PDK, por edhe kanë ardhur në PDK, kanë ardhur në VV, por kanë ikur edhe nga VV-ja. Njëjtë edhe nga AAK-ja”, ka thënë ai. Krasniqi ka theksuar se se vet sistemi i listave të hapura, e mundëson që mandati t’i takoj deputetit dhe jo partisë, dhe këto parti sipas tij, nuk duhet t’i nënçmojnë deputetët e vet.  “Jemi e vetmja parti që për 10 vite rresht nuk kanë pasur mundësi të na mposhtin, andej edhe reagojnë kështu”, ka saktësuar Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në qendër të Prishtinës, me rastin e 1 Majit, kanë protestuar qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit

Sot në Prishtinë, qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit kanë marshuar nga Biblioteka Kombëtare, tek …