Brickos

vaksinimi

Menduam se me vaksinat e larguam pandeminë, por nuk doli ashtu, tani duhet të mësohemi me korona-virusin

Në Belgjikë, të enjten u regjistruan më shumë raste të reja se para karantinës së tetorit 2020, kur Shtetet e Bashkuara këshilluan të mos udhëtohej drejt selisë së BE-së dhe NATO-s. Të dhënat nga instituti shëndetësor Sciensano i Belgjikës treguan 6,728 raste të reja ditore mesatarisht në 14 ditët e fundit, 36% më shumë se javën e kaluar.

Të hënën, Qendra e SHBA për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) e listoi Belgjikën në nivelin e saj më të lartë të rrezikut, duke dekurajuar udhëtimet ndërkombëtare atje për ata që nuk janë vaksinuar plotësisht. Madje, rreziku u pranua edhe për të vaksinuarit

“Për shkak të situatës aktuale në Belgjikë, edhe udhëtarët e vaksinuar plotësisht mund të jenë në rrezik për marrjen dhe përhapjen e varianteve të COVID-19,” tha CDC.

Vende të tjera të Bashkimit Evropian në nivelin maksimal të rrezikut për COVID-19 në SHBA përfshijnë Austrinë, Kroacinë, Greqinë dhe vendet baltike.

“Menduam se me vaksinat gjithçka do të zgjidhej, por vazhdon“, tha një furnizues i Brukselit, Erik Verpuylt. “Do të na duhet ta pranojmë ngadalë koronavirusin si një lloj gripi i keq”.

Më shumë se 8.6 milionë njerëz, ose 74% e popullsisë së përgjithshme të Belgjikës, janë vaksinuar plotësisht, që do të thotë se nuk po diskutohet për rivendosje të karantinës.

Deri më tani në gati dy vitet e pandemisë, Belgjika ka pasur një nga normat më të larta të vdekshmërisë për frymë në botë, kryesisht për shkak të vdekjeve në azile gjatë valës së parë, njofton ResPublica.

 

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …