leoni

Mërgim Lushtaku: Serbia po mundohet të paraqitet neutrale dhe po tolerohet si nga BE-ja ashtu edhe nga Amerika

Mërgim Lushtaku: Qeveria ka hasur në shumë parregullsi sa i përket pjesës së menaxhimit të KEK-ut

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka thënë se Qeveria ka hasur në shumë parregullsi sa i përket pjesës së menaxhimit të KEK-ut, por edhe blerjes dhe shitjes së energjisë elektrike. Ne kemi paralajmëruar edhe në seanca të ndryshme në Kuvend se do të kemi dimër të vështirë sepse energjia ende mbetet top temë në çdo vend. Sigurisht që është edhe tani sepse po shihet qartë që kemi ende parregullsi edhe në pjesën e menaxhimit të KEK-ut, por edhe në pjesën e blerjes dhe shitjes së rrymës. Kemi krijuar edhe komisione në këtë drejtim. Prandaj është mirë që qeveria të marrë seriozisht këtë çështje dhe të mos vihet në gjumë.  Deputeti Lushtaku ka shtuar se Qeveria kokën e vet është duke u munduar t’i zgjidhë këto probleme. Por e kemi parë që as herën e parë nuk ia ka dalë dhe nuk do t’ia dalë as herën e dytë. Ne jemi të gatshëm të bisedojmë për këtë çështje dhe ta japim kontributin tonë që qytetarët të kenë një dimër sa më të lehtë, tha Mërgim Lushtaku.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …