Brickos

Merkel: Kosova ka mundësi anëtarësimi në BE, por duhet ta luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar

Merkel: Kosova ka mundësi anëtarësimi në BE, por duhet ta luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, në një konferencë të përbashkët për medie me kryetarin,  Hashim Thaçi, ka deklaruar se se Kosova ka perspektivë për anëtarësim në Bashkimin Europian, por ajo  duhet të fokusohet më shumë në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Gjithashtu, kancelarja gjermane tha se duhet të bëhet më shumë për uljen e papunësisë, për të cilën pohoi se është e madhe. Merkel ka shtuar se çështje tejet e rëndësishme është edhe marrëdhënia e Kosovës me Serbinë, si Asociacioni i komunave serbe, sqarimi i çështjes për rrugën e përbashkët energjetike janë esenciale. Merkel më pas ka folur për marrëdhënien e përbashkët mes Kosovës e Gjermanisë. Ka deklaruar se kjo marrëdhënie është e shkëlqyeshme. Ajo ka përmendur faktin se  mbi  350 mijë qytetarë nga Kosova kanë nënshtetësi edhe gjermane.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …