Meteorologu, Klaus Haslinger ka paralajmëruar se mungesa e borës do të pasohet me thatësira verës në Evropë

Duke folur për mungesën e madhe të borës gjatë këtij dimri në Evropë dhe pasojat e saj në të ardhmen, meteorologu i njohur austriak, Klaus Haslinger ka shfaqur shqetësimin e tij se mungesa e borës do të pasohet me thatësira verës në Evropë. Ai ka përkujtuar se këtë dimër, ka pasur mungesë të theksuar të reshjeve të borës në Francë, Itali, Austri, Zvicër e shtete tjera dhe kjo ka bërë që në këto bjeshkët e këtyre shteteve të ketë shumë më pak borë se sa mesatarja e mëparshme. Edhe organizata  joqeveritare italiane, Legambiente, është duke paralajmëruar që 53 për qind më pak borë ka rënë në Alpet italiane në muajt e fundit. Meteorologu, Klaus Haslinger ka thënë se të dhënat tregojnë se ngrohja globale është duke favorizuar këto temperatura, duke krijuar më shumë kushte për thatësira në të ardhmen. Ndërkohë, edhe meteorolog në Universitetin për Burime Natyrore në Vjenë, Josef Eitzinger ka paralajmëruar se nëse moti në pranverë do të jetë i ngjashëm me atë të vitit 2022, thatësira do të jetë shumë më e keqe.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …