MFSK

MFSK: Lejimi i praktikimit të ritualeve fetare në FSK-së, bëhet për respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut

E sulmuar nga Jugo-portalet shqip, për shkak se disa pjesëtarë të FSK-së lejohen ta praktikojnë besimin e tyre,  MFSK-ja ka sqaruar  se lejimi i praktikimit të ritualeve fetare në hapësirat e FSK-së, bëhet për shkak të respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe mbi bazën e vullnetit dhe mirëkuptimit, dhe jo që FSK-ja e ka obligim. “As kushtetuta aktuale dhe asnjë ligj në fuqi i Republikës së Kosovës nuk e obligon FSK-në të ofrojë kushte për rituale fetare e as për faljen e namazit të xhumasë brenda institucionit. Duke respektuar të drejtat dhe liritë e besimit, mbi bazën e vullnetit të mirë dhe mirëkuptimit me  praktikuesit fetarë të FSK-së, ajo nuk e pengon askënd që ta predikojë religjionin e tij ashtu siç ai dëshiron, por çdo herë duke mos  penguar funksionalitetin dhe operacionalitetin e FSK-së, si dhe duke i respektuar kushtet e parapara në kontratën e shërbimit”, thuhet më tej në përgjigjen dhënë për mediet me prejardhje jugosllave.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …