Brickos

MI investon në komunën e Ferizajt mbi 2 milion euro

Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, z. Lutfi Zharku ka pritur sot kryetarin e komunës së Ferizajt, z. Muharrem Sfarqa, me ç’rast nënshkruan Memorandum mirëkuptimi për financimin e projekteve infrastrukturore në Komunën e Ferizajt.

Qëllimi i këtij memorandumi është financimi i asfaltimit të rrugës Mirashë i Ri – Cërnillë, pastaj, asfaltimi i rrugës Greme – Burrnik – Gaçkë (Ferizaj – Shtërpcë), zgjerimi i rrugës Komogllavë – Tërstenik (përmes lagjes “Qarkosh” Ferizaj – Viti) dhe realizimi i unazës së jashtme në Ferizaj (Prelez i Jerlive – Kosine – Llojza – Dremjak – Nerodime). Ministria e Infrastrukturës i financon këto projekte në shumën e tërësishme prej 2.274.000 eurosh, kurse procedurat e tenderimit, të mbikëqyrjes për këto projekte i udhëheq Komuna e Ferizajt dhe i monitoron Ministria e Financave.

Ndërkaq, asfaltimi i rrugës Babush – Tërn – Luboc – Koshare – Slivovë dhe asfaltimi i rrugës Prelez i Jerlive – Muhoc – Lloshkobare do të realizohet drejtpërdrejt nga Ministria e Infrastrukturës.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …