Paralajmërohen protesta në vazhdim para ambasadës së Maqedonisë në Kosovë, për lirimin e Gafurr Dugollit

Në protestën e organizuar para Ambasadës së Maqedonisë, në Prishtinë, me kërkesë për lirimin e Gafurr Dugollit kanë marrë pjesë shumë ish-bashkëluftëtarë të tij, në mesin e tyre edhe nëna e tij  Fetie Dugolli. Ajo ka thënë me këtë rast se nuk i duhet jeta pa djemtë e saj. “Kam dal në protestë si nënë për djalin tim Gafurr Dugolli, që ka qenë ushtar. Qysh sot prapë mall me i pas djemtë e mi? Në vitin 1981-shin krejt nëpër burgje, sepse  m’i kishte  marrë Serbia. Tash kur Kosova është e lirë e u bërë shtet, si të dalin jashtë vendit  i arrestojnë dhe i shtinë nëpër burgje. Ku është ky shtet? Që nuk e lirojnë Gafurrin prapë nesër do të dalim në protestë. Unë do t’i prij protestës, ani pse jam lodhur, sepse kam vuajtur  shumë. Pa djem nuk më vyen jeta”, ka thënë nëna e Gafurr Dugollit.

Kontrolloni gjithashtu

Isa Mustafa: Nuk njoh ndonjë qeveri që i ka mbijetuar shkeljeve të marrëveshjeve dhe mospërfilljes së Amerikës

Isa Mustafa kritikon Osmanin dhe Kurtin: Për katër vite folën vetëm për luftë, jo për problemet reale të vendit

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe …