leoni

Michael Kirby: Kurti dhe Vuçiq duan të japin përshtypjen se janë të detyruar pa dëshirën e tyre të bien dakord për një plan të pa përsosur

Ish-ambasadori amerikan në Serbi, Majkel Kirby, ka analizuar paraqitjen dhe punën e diplomatëve perëndimorë në Prishtinë dhe në Beograd në intensifikimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Mendoj se të dy, Albin  Kurti dhe Aleksander Vuçiq duan të japin përshtypjen se janë të detyruar pa dëshirën e tyre  të bien dakord për një plan që nuk është i përsosur. Dhe kështu duhet të jetë, sepse nëse do të ishte perfekt për njërën palë, tjetra do të ishte jashtëzakonisht e pakënaqur. Kështu që është më mirë që të dyja palët të jenë mesatarisht të pakënaqura, ka komentuar diplomati amerikan  Majkel Kirbi, pasi kryetari  serb Vuçiq foli për presionet ndaj të cilave Serbia mund të ekspozohet në rast të një përgjigjeje negative lidhur me planin më të ri franko-gjerman, i cili tani po quhet projekt i BE-së.

 

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …