Michael Roth: Kosova i ka përmbushur kushtet BE të jep liberalizim, Gjermania të do të lobojë fuqishëm për këtë

Michael Roth thotë se Kosova i ka përmbushur kushtet BE të jep liberalizim, Gjermania të do të lobojë fuqishëm për këtë

Ministri gjerman i Shtetit për Evropën në Zyrën e Jashtme Federale të këtij shteti, Michael Roth ka thënë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Përmes një postimi, ai është shprehur se Gjermania do të lobojë fuqishëm që Kosovës t’i hiqen vizat. “Kosova ka përmbushur kushtet e Bashkimit Evropian që t’u jepet liberalizimi i vizave. Prandaj duhet të jepet dritë jeshile për kosovarët. Ne do të lobojmë fuqishëm për këtë në Bruksel”, ka shkruar Roth në Twitter. Kujtojmë, se në lidhje me liberalizimin e vizave, ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli po qëndron për një vizitë zyrtare në Berlin. E në lidhje me premtimet e papërmbushura të BE-së për këtë proces, djee është protestuar në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …