Mihaillo Mirash Dedeiq: Patrikana e Serbisë, nuk ka qenë as është kishë, por organizatë terroriste

Mihaillo Mirash Dedeiq: Patrikana e Serbisë, nuk ka qenë as është kishë, por organizatë terroriste

Mitropoliti i Kishës Ortodokse të Malit të Zi, Mihaillo – Mirash Dedeiq, ka deklaruar se Prokuroria do të duhej të hapë procedurë kundër Patrikanës së Beogradit si frymëzuese e të gjitha krimeve të drejtuara kundër sovranitetit dhe qetësisë në Mal të Zi. Minimi i rendit kushtetuese, i organizuar nga Patrikana serbomadhe me qëllim që vendi të vihet në pozitë koloniale, dhe tentativa që të shkaktohet luftë qytetare, është vazhdim i politikës së filialit të Patrikanës së Beogradit nga Cetina po me të njëjtat qëllime, por me mjete të tjera. Kjo patrikanë edhe në vitet e nëntëdhjeta dhe sot as ka qenë e as është kishë, por organizatë terroriste që ka vepruar dhe vepron kundër Malit të Zi me urdhra të Beogradit”, ka thënë Mihaillo, sipas Radio Televizionit të Malit të Zi,  “Në të atëherë e sot shërbejnë priftër me qëllime të rrezikshme, që janë në lidhje me ministrin aktual të Brendshëm të Malit të Zi. U shkojnë përdore edhe strukturave kriminale që janë bashkuar për të bërë punën e interesave serbomëdha dhe ta çojnë vendin në kaos”, thuhet në kumtesën e Kishës Malazeze.

Në këtë Serbia dhe Kisha Serbe po sillen si fuqi që frymëzojnë për të shembur rendin kushtetues. “Synimet revizioniste të kreut serb në çështjen e këtij vendi janë përrallore dhe fshihen me kujdesin për bashkëkombësit e vet. Fatkeqësisht, ne jemi i vetmi vend në Europë ku të tillët janë në karriget e parlamentit ose shërbejnë në altarët e kishave që i kanë ngritur të parët tanë, në vend se të jenë objekt i ndjekjes penale për veprat më të rënda penale. Prandaj, prokurori i Shtetit do të duhej të hapte procedurë penale edhe kundër Patrikanës së Beogradit si frymëzuese e të gjitha krimeve të drejtuara ndaj sovranitetit dhe qetësisë në vend”, thuhet në kumtesën e mitropolitit të Kishës së Malit të Zi.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale po vazhdon paraqitjen dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit, Ramiz Qeriqi

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq i tha Ramiz Qeriqit se është i dyshuar për krime lufte dhe dëshmitar i pabesueshëm

Në Gjykatën Speciale,  në Hagë,  po merret në pyetje, dëshmitari i Prokurorisë, Ramiz Qeriqi. Gjatë …