Mijëra azilkërkues kthehen vullnetarisht nga Gjermania

Mijëra azilkërkues kthehen vullnetarisht nga Gjermania

Numri i azilkërkuesve që kthehen vullnetarisht nga Gjermania është duke u rritur vazhdimisht. Sipas të dhënave të Zyrës Federale për Migracion dhe Refugjatë, vetëm në tre muajt e parë të këtij viti Gjermaninë e kanë braktisur 14.100 emigrantë, të cilëve u është refuzuar azili. Numri më i madh i atyre që kthehen është nga vendet e Ballkani. Të parët janë nga Shqipëria, e pas tyre vijnë azil-kërkuesit nga Serbia, Kosova dhe Maqedonia. Gjatë gjithë vitit 2015 Gjermaninë e kanë lëshuar vullnetarisht 37.220 azilkërkues. Po ashtu shumica e madhe e atyre që janë kthyer gjatë vitit 2015 janë ballkanas, gjegjësisht shtetas të gjashtë vendeve të këtij regjioni.

Kontrolloni gjithashtu

“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: “Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në”

Edhe Zona Operative e Nerodimes i është bashkuar aktivitetit “Zjarri i Lirisë”, në mbështetje të …