Maqedonia, ende pa një pasqyrë të saktë të numrit të banorëve

Mijëra familjeve shqiptare në Maqedoni u mohohet nënshtetësia

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni vazhdon t’i privojë nga shtetësia qindra mijëra shqiptarë të fshatrave të Malësisë së Kumanovës, Shkupit, Tetovës dhe Gostivarit. Me mijëra familje shqiptare përballen me problemin e mungesës së shtetësisë si pasojë e pengesave që shkakton Ministria e Punëve të Brendshme të këtij shteti. Rast konkret është Sopoti, fshat në rrethinën e Kumanovës, ku shumica e banorëve të fshatit nuk posedojnë shtetësinë me arsyetimin se janë të ardhur. Këto probleme zanafillojnë qysh nga viti 1994, kur Ministria e Brendshme pati konfiskuar letërnjoftimet e shumë shqiptarëve. Ndonëse BDI është prej vitesh në pushtet, ajo nuk ka bërë asgjë për zgjidhjen e këtij problemi që reflekton jo vetëm në diskriminimin e shqiptarëve, që mbesin pa trajtim shëndetësor dhe shërbime të tjera, por edhe e ulë përqindjen e shqiptarëve në Maqedoni. Organizata jo-qeveritare OBRIE ka premtuar se do të merret me këtë problem, duke nismuar një fushatë vetëdijësuese që do të përcillet edhe me një peticion drejtuar BE-së, për të alarmuar për problemin e mungesës së nënshtetësisë për shqiptarët në Maqedoni.

Kontrolloni gjithashtu

Prindi i ish presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçi ka uruar që sa më parë të kthehen në Kosovë të gjithë që po mbahen në Hagë

Ish kryetari, Hashim Thaçi ka pritur sot në paraburgim prindërit e tij, Haxhi dhe Hyra …