Mijëra qytetarë të Malit të Zi kanë protestuar në shenjë pakënaqesie për fitoren e zgjedhjeve nga partitë proserbe

Mijëra qytetarë të Malit të Zi kanë protestuar në shenjë pakënaqesie për fitoren e zgjedhjeve nga partitë proserbe

Rreth 50 mijë qytetarë janë mbledhuar në qendrën e Podgoricës në tubimin e organizuar nga të ashtuquajtura “Shoqata patriotike malazeze”, të cilët janë të pakënaqur me rezultatin e zgjedhjeve dhe për fitoren e grupimeve proserbe të udhëhequr nga Kisha Ortodokse Serbe , të cilët e kundërshtojnë pavarësinë e Malit të Zi. Të pranishmit mbajnë flamuj shtetërorë të Malit të Zi, pa parulla politike, por me sloganin “Ne nuk do ta japim shtetin”. Para të pranishmëve folën intelektualë të ndryshëm dhe pjesëtarë të pakicave ku theksuan rëndësinë e mbrojtjes së shtetësisë së Malit të Zi. Tubimi u mbajt i qetë dhe nuk u shënua asnjë incident edhe pse partitë pro-serbe paralajmëruan dhunë me pasoja tragjike.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …