Milazim Krasniqi: Qeveria Kurti është totalisht e dështuar, ajo nuk di të ballafaqohet me krizat ekonomike, energjetike, arsimore

Milazim Krasniqi: Gjykimi i krerëve të UÇK-së në Hagë është proces politik, i para përgatitur për ta dëmtuar imazhin e Kosovës

Profesori universitar Milazim Krasniqi, ka thënë se i gjithë procesi i gjykimit të krerëve në Hagë është proces politik që sipas tij, është dizajnuar që të dëmtoj imazhin e Kosovës. Ai tha se duke u bazuar në mbarëvajtjen ë këtij gjykimi, beson që ky proces do të përfundojë më pafajësinë e të akuzuarave. Përjetimi ynë është që i gjithë procesi është një proces politikë dhe i cili në fakte është i dizajnuar në atë mënyre që të tentoje të dëmtojë imazhin e Kosovës, vet fakti që natyra e këtij procesi është shumë  e mbyllur vet fakti që ma shumë ka dëshmitarë që nuk njihen për publikun tregon që prokuroria nuk ka argumente të mjaftueshme të cilat ajo më qejf do t’i bënte publike dhe do t’ia servonte opinionit. Bindja ime është që gjithë ky proces në fund do të përfundojë më pafajësinë e të akuzuarave për shkak se nga ajo që është pa deri tash ka pasur edhe dëshmitar që në të vërtete e kanë pranuar edhe vet që kanë operuar më burime serbe dhe kjo do të ishte në një fare mënyre si të mbahet një proces gjyqësore, fjala vjen gjykatat serbe jo për ta barazuar gjykatën speciale më gjykatën serbe, por nëse burimet dhe dëshmitarët janë serbë atëherë padyshim që kjo vjen në sprovë serioze legjitimitetin e Gjykatës Speciale. Duke folur për seancat e mbyllura, Milazim Krasniqi  tha se ato janë duke u mbajtur të mbyllura pasi dëshmitë nuk janë kredibile. (EO)

Kontrolloni gjithashtu

Nagip Arifi:

Nagip Arifi: Qytetarët e Bujanocit do të votojnë pavarësisht thirrjeve përçarëse të Albin Kurtit

Kandidati për kryetar të Komunës së Bujanocit nga Partia Demokratike, Nagip Arifi, ka komentuar lidhur …