Kryeministri Kurti, deklaroi se në takimin me pesë emisarët amerikanë dhe evropianë i është thënë që në qoftë se nënshkruhet drafti për vetëmenaxhim, sikur shprehet ai për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese për t’u vlerësuar kushtetutshmëria. Ai shtoi se mos-nënshkrimi i kryetarit të Serbisë, Vuçiq është sulm i drejtpërdrejtë i marrëveshjes bazike të arritur në Bruksel dhe në Ohër. Kurti u shpreh se Serbia po insiston të dërgojë letra anësore, të cilat e sulmojnë marrëveshjen bazike dhe aneksin zbatues. Ai tha se nuk e di nëse në takimin e fundit iu ka kërkuar nënshkrimi i kësaj marrëveshje. Kryeministri Kurti si zakonisht nuk ka dhënë detaje për propozimin e pesë emisarëve, me arsyetimin për respektim të kërkesës që të mos flitet konkretisht për të.
Kontrolloni gjithashtu
Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin
Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
