Milazim Krasniqi

Krasniqi: UP-ja duhet të inkuadrohet në një proces të gjerë dekontaminimi të mbeturinave ideologjike jugo-komuniste

Në një shkrim të botuar në medie, profesor, dr. Milazim Krasniqi, duke kërkuar dënimin e krimeve të komunizmit, shkruan se “ akademikët ASHAK-ut menduakan se Fadil Hoxha duhet të nderohet me çmimin “Nderi i Kombit”, ngase paskësh qenë “zemërçelik”, ndërsa ai dhe shokët e tij kanë qenë zemërhekur ndaj bashkëkombësve të vetë e si pulat e lagura para urdhrave antishqiptare të Titos, Rankoviqit, Dërleviqit, Popoviqit, Mugoshës, Gjakoviqit e kriminelëve të tjerë. Fatkeqësisht, ka këngë glorifikuese edhe për Titon, madje edhe për Rankoviqin! Ndoshta kontributi i duhur i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës në këtë fazë dhe në këtë temë do të duhej të ishte studimi i këtij arti pervers, ku ne shqiptarët e shkretë, jemi detyruar t’i madhërojnë edhe në këngë vrasësit tanë. Ndërsa, Universiteti i Prishtinës, do të duhej të inkuadrohej në një proces të gjerë dekontaminimi nga mbeturinat ideologjike jugokomuniste, për fillim duke tërhequr mbrapshtë titullin “doctor honoris causa” që ua pati dhënë Josip Broz Titos e më duket edhe Fadil Hoxhës.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …