leoni

Milazim Krasniqi: Qeveria Kurti është totalisht e dështuar, ajo nuk di të ballafaqohet me krizat ekonomike, energjetike, arsimore

Milazim Krasniqi; Mërgimtarët tanë e kanë ndihmuar shumë Kosovën në vitet e okupimit, në vitet lirisë janë lidhur edhe më shumë

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka shkruar  se mërgimtarët tanë e kanë ndihmuar shumë Kosovën në vitet e okupimit, ndërkaq në vitet e lirisë janë lidhur me Kosovën edhe më shumë. Mijëra prej tyre kanë blerë këtu banesa, kanë ndërtuar shtëpi, vijnë masivisht në pushime. Interesimi i tyre për zgjedhjet në Kosovë është i natyrshëm. Çka nuk u konvenon atyre në këto zgjedhje? Nuk u konvenon qeveri që është në konflikt me BE-në, sepse konflikti mund t’ua dëmtojë edhe pozitën atje. Nuk u konvenon qeveri që shkakton konflikte në shoqëri, me arsimtarët, me sindikatat, me opozitën, me komunitetet. Çka u konvenon atyre? Atyre u konvenon një Kosovë që zhvillohet, që afrohet më Bashkimin Evropian, sepse ashtu edhe pronave të tyre këtu u rritet vlera. U konvenon një Kosovë që zgjidhë problemet edhe me Serbinë, ashtu që ata të udhëtojnë pa frikë e pa rrezik. Pra edhe mërgimtarëve u konvenon një Kosovë që arrin standarde evropiane, e jo një Kosovë që prodhon konflikte, siç po prodhon qeveria e tashme e Kurtit. Por nuk e di a ua ka shpjeguar mirë ndokush këtë realitet, meqë ata duke qenë larg Kosovës, shumë gjera nuk arrijnë t’i kuptojnë drejt”, ka thënë Milazim Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi paralajmëron bashkëqeverisje PDK–LDK në nivel kombëtar

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka dhënë sinjal të qartë për një …