Mimoza Ahmetaj: Demarkacioni të përfundojë sa më parë

Mimoza Ahmetaj: Demarkacioni të përfundojë sa më parë

Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj, ka bërë me dije se liberalizimi i vizave do të jetë prioriteti primar gjatë këtij mandati. Ajo ka thënë se është e rëndësishme që një nga kriteret e liberalizimit të vizave, ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi, të përfundojë sa më parë dhe të mos ketë ngecje të mëtutjeshme. Gjatë një interviste, Ahmetaj ka premtuar se rëndësi të madhe do t’i kushtojë edhe implementimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit agjendës për reforma evropiane si dhe anëtarësimit të Kosovës në programet e Bashkimit Evropian. Ajo është zotuar se përvojën dhe njohuritë do t’i vë në funksion të avancimit të mëtutjeshëm të Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …