leoni

Ministrat e Mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s diskutuan lidhur me ndihmën për Ukrainën dhe aftësitë e tyre mbrojtëse

Ministrat e Mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s diskutuan lidhur me ndihmën për Ukrainën dhe aftësitë e tyre mbrojtëse

Ministrat e Mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s diskutuan lidhur me ndihmën për Ukrainën dhe aftësitë e tyre mbrojtëse. Në përfundim të takimit të ministrave, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg bëri të ditur, se do të ketë më shumë ndihma për Ukrainën në drejtim të mbrojtjes ajrore. Po ashtu u vendos aleanca për dronët. Stoltenberg premtoi edhe 1 milionë dronë për Ukrainën. Por NATO ka mjaft probleme edhe tani. Aktualisht ka shumë pak municion për Ukrainën, lufta është në ngërç me shumë viktima dhe pa perspektivë për një zgjidhje të negociuar. Problem tjetër është pezullimi i përkohshëm i ndihmës ushtarake amerikane që Ukrainës  i nevojitet urgjentisht. Gjëja e fundit që na duhet është një diskutim rreth armëve bërthamore, ka thënë  ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius. Ai foli para selisë së NATO-s në Bruksel, por mesazhi i tij është drejtuar drejt Berlinit, duke thënë se është “një diskutim kompleks, i cili as që duhet nisur. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg po ashtu beson se hapja e debatit për bombat e reja bërthamore është krejtësisht e gabuar. Nëse diçka ka funksionuar deri më tani, tha norvegjezi, ishte mbrojtja bërthamore. “Ne nuk duhet të cenojmë besueshmërinë e tyre”, tha ai. Sidomos pasi mburoja bërthamore amerikane për Evropën është pothuajse e vetmja gjë që ende nuk është vënë në pikëpyetje në dokumentet strategjike të kampit të ish-presidentit amerikan, Trump.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova edhe më tutje në Gjermani kategorizohet si rajon me rrezikshmëri të lartë për virusin korona

Ambasada gjermane: Dorëzimi i projekt-statutit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese, është hap konkret për anëtarësim në KE

Për t’i mbështetur përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, shtetet perëndimore i …