Ali Ahmeti: Kosova duhet të veprojë në koordinim me komunitetin ndërkombëtar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, është cituar të ketë deklaruar  se Kosova duhet të veprojë në koordinim me komunitetin ndërkombëtar, pasi shtetet në vazhdimësi janë ndërtuar me aleanca. Duke folur  lidhur me  vendimin e Kosovës për ndalimin e dinarit dhe ndikimin në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara,  Ahmeti vlerëson se miqësitë duhet të zgjerohen e jo të ketë kundërshtime në këshillat e komunitetit ndërkombëtar. Kosova duhet të vazhdojë komunikimin me Uashingtonin dhe Brukselin.  Lidhur  me situatën aktuale në Kosovë në 16-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ali Ahmeti konsideron se shteti ynë vit pas viti duhet të shënojë përparim. Ndërkohë ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien ka thënë Kosova po e rrezikon partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas vendimit për ndalimin e dinarit serb. Një ditë më pas, kryeministri Albin Kurti u shpreh se Kosova nuk ka partner, aleat e as mik më të rëndësishëm se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por ambasadori Jeff Hovenier deklaroi se vendimi i Kosovës për ta zbatuar rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e dinarit serb, ka ndikuar në cilësinë e marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Qeverisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kandidati për kryetar të Maqedonisë, Bujar Osmani, ka prezantuar platformën prej 10 pikave për zgjedhjet e 24 prillit

Bujar Osmani: Këto zgjedhje janë vendimtare për të ardhmen e vendit, qytetarët do të shprehin vullnetin e votës së tyre

Kandidati për kryetar nga radhët e Frontit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani, ka …