Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Andin Hoti, kanë bërë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë. Ata kanë thënë se vlerësojnë lartë rolin dhe kontributin e dëshmorëve të kombit për lirinë që gëzojmë sot. “Ne përkujtojmë se cfarë sacrifice e madhe ka qenë për me arritë aty ku jemi sot, në lirinë e Kosovës, lirinë e vendit dhe pavarësinë e vendit. Por ne obligohemi edhe si institucione edhe si individë por edhe si shoqëri të kujtojmë këto vlera, të dokumentojmë këto vlera, mos t’i harrojmë këto vlera sepse një gjë ka mbetur mangu, Serbia nga këtu është shporrë por drejtësia nuk është vu në vend ende dhe përmes dokumentimit të këtyre vlerave ne duhet të bëjmë padi ndaj Serbisë dhe ne duhet me kërkua drejtësi ndaj të rënëve në liri” ka vlerësuar ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Andin Hoti.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
