Ministrat serbë, uzurpues funksionesh që 6 muaj kanë deklaruar dorëheqjet dhe nuk i raportojnë askujt në Kosovë

Ministrat serbë, uzurpues funksionesh që 6 muaj kanë deklaruar dorëheqjet dhe nuk i raportojnë askujt në Kosovë

Ministrat serbë të Qeverisë së Kosovës, të cilët prej gjashtë muajsh kanë deklaruar dorëheqjet,  po i mbajnë funksionet, por nuk i japin përgjegjësi as i raportojnë Qeverisë. Kryeministri, Ramush Haradinaj por tregohet krejt i pafuqishëm për të marrë hapa ligjorë meqë ministrat i përkasin Listës Serbe, subjekt politik që mban lidhje të forta me Serbinë dhe që nuk e njeh pavarësinë Kosovës. Në fund të marsit të këtij viti ministrat serbë dolën nga koalicioni qeverisës, në shenj mospëlqimi  me një aksion policor që rezultoi me arrestimin e drejtorit të Zyrës koordinuese për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq. Prej atëherë, të 10 deputetët e Listës serbe janë në opozitë. Ivan Todosjeviq është një nga tre ministrat që ushtrojnë funksionet duke qenë të dorëhequr. Ai drejton Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal. Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, është kryetar i Komisionit parlamentar për pushtetin lokal. Ai ka treguar se si kurrë Todosjeviq nuk u është përgjigjur kërkesave për raportim.

Kontrolloni gjithashtu

Bekim Haxhiu: Kaq keq, e kaq tradhtisht si Albin Kurti, nuk ka vepruar as Esat Pashë Toptani

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar ndaj kryeministrit Kurti i cili akuzoi  ish kryeministrat …