leoni

Kuvendi i Kosoves

Ministrat Skender Reçica dhe Dhurata Hoxha raportojnë sot para Komisioneve përkatëse parlamentare

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reqica dhe Ministrja e Integrime Evropiane, Dhurata Hoxha raportojnë para Komisioneve përkatëse parlamentare. Fillimisht Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reqica raporton para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me Sigurinë, shëndetin dhe kushtet e punës në sektorin privat në Kosovë dhe gjendja momentale lidhur me Koncept dokumentin dhe draftligjin gjithë përfshirës për skemat pensionale. Po gjatë ditës së sotme edhe Ministrja e Integrime Evropiane, Dhurata Hoxha raporton para Komisionit për Integrime Evropiane lidhur me shqyrtimin e Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit 2019-2023. Komisioni për Integrime Evropiane gjatë kësaj mbledhje shqyrton Projektligjin për mbrojtjen e fëmijës, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së si dhe Projektligjin për të Drejtën Ndërkombëtare Private, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill dëshmitar pro Hashim Thaçit në Hagë

Ish-i dërguari special i Shteteve të Bashkuara për Kosovën, Christopher Hill, do të jetë një …