Rajmonda Maleçka: Këngë me dhembje është loti i nënës

Rajmonda Maleçka: Këngë me dhembje është loti i nënës

(Kushtuar Shkëlzen Hilmi Haradinajt)

 

Kangë dhimbje është loti i nanës

që kraharorin kaq kohë ia lag,

Ah, sikur dhe njëherë i biri i saj të vijë,

S’ndalet monolog i nanës nga mëngjesi në mbrëmje,

E i mat ditët e pritjes me kujtimet e të birit fëmijë.

 

Dhe një ditë nuk ndal mall e dhimbje e saj,

Jetë e të birit rrjedh nëpër mallëngjimin e heshtur,

I shkon anë e m’anë shtëpis së vjetër,

E vazhdon dhimbja “rrugën” në rroba zie veshur.

 

Kangë vajtimi asht’ dhimbja e motrës për vëllanë,

Në pritjen e tij të pamundur asht’ bà qyqe,

“Ku, ku”, si zogu i dhimbjes nëpër bjeshkë e shkretina,

Dhe motra e luftëtarit kështu, s’mund të qe ndryshe.

 

E n’shtrat rinorë me petka dasme e gëzimi

i kujtohet trimi,

Rritë në dhe të huaj a nën sytë e hasmit të zi,

Ah, sikur të ishte sot, këtu para meje e nanës,

Veç i gëzuem do të ishte për ne dhe vetëm ai.

 

E asht baladë djali e vllau për motrën,

N’gjokset e shtrenjta i shtrëngon mungesa

e vllaut, e djalit,

Merreni këtë këngë e vereni në gojën e rapsodit,

 

Ta këndojë në odë, në dasëm, në mort,

në fushë, a në vetminë e malit.

 

Trazohet za i vjetër i burrnisë shqiptare anës oxhakut,

Konak, po konak ka pas përherë dera e shqiptarëve,

Dhe pse dhimbja për djalin lëmsh në grykë i rrin babait,

 

Një rrudhë tjetër në ballë ia ka msye

si shenjë e të vrarëve.

E nga thellinat e derës së shpisë e kah moti,

Fillojnë e vijnë të rënët, burrat, trimat

e martirët me radhë,

S’ka dert pse oda e madhe mbushet me

bjeshkë e ujëra lumejsh,

Kuvend ka për të gjithë sido me ardhë.

 

E pra, erdhën të vjetër e të ri, kur deshën nana, motra e babai,

Lot në sytë e nanës, kangë vajtimi motra, e rrudhë të re babai,

Mos thoni se nuk erdha, unë në ju jam,

Dhe pse ndoshta ndonjë ditë mungon vëllai.

Kontrolloni gjithashtu

FADIL REXHA: KUR MUNGON LUANI MAJMUNËT BËHEN MBRETËR

Fadil Rexha: LARGIMI NGA VENDLINDJA

Ishte një mëngjes i ftohtë pranvere me bore e shi. Me lot në sy, u …