leoni

Ministri, Bajram Hasani, gjatë qëndrimit në qytetin e Bursës, në Turqi, është pritur nga pronar i fabrikës "Aktash"

Ministri, Bajram Hasani, gjatë qëndrimit në qytetin e Bursës, në Turqi, është pritur nga pronar i fabrikës “Aktash”

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Bursas të Turqisë është pritur nga sipërmarrësi Shahap Aktash, pronar i fabrikës “Aktash”. Fabrika e Shahap Aktashit ka qarkullim miliarda euro brenda vitit dhe prodhon pjesë për më shumë se 100 shtete, në mesin e tyre prodhon pjesë edhe për fabrikat e njohura Mercedesi, Volvo, Ford, BMW etj. Ministri Hasani, i shoqëruar edhe nga ambasadori i Kosovës në Ankara, Avni Spahiu, ka vizituar fabrikën e tij ku ka parë nga afër prodhimin e pjesëve nga goma dhe plastika. Aktash, që ka prejardhje nga Kosova, ka shprehur dëshirën që të vijë të investojë në Kosovë bashkë me disa sipërmarrës të tjerë nga qyteti i Bursës.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …