leoni

Ministri Bajrami takohet me kryekuvendarin e Maqedonisë Xhaferin, sektori i arsimit si prioritet kombëtar i bashkëpunimit

Ministri Bajrami takohet me kryekuvendarin e Maqedonisë Xhaferin, sektori i arsimit si prioritet kombëtar i bashkëpunimit

Ministri në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami është pritur sot nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi. Ministri Bajrami me këtë rast ka uruar kryetarin Xhaferi për detyrën e re, njëherësh ka shprehur bindjen se me lidershipin e tij si kryeparalmentar i parë shqiptarë në Maqedoni do të avancohet pozita e shqiptarëve në vend. Bajrami, gjithashtu ka thënë se është më se i nevojshëm thellimi i bashkëpunimit reciprok ndërmjet institucioneve të larta të Kosovës dhe Maqedonisë për mirëqenien e qytetarëve të të dyja vendeve. Ndër të tjera u bisedua edhe për sfidat që e presin kryetarin e ri, me ç’rast ministri Bajrami u shpreh i gatshëm të ofroi mbështetje, bazuar edhe në përvojën dhe kompetencat profesionale që posedon. Ministri Bajrami, foli edhe për bashkëpunimin aktual ndërmjet institucioneve arsimore të Kosovës dhe Maqedonisë, njëherësh ka theksuar se sektori i arsimit si prioritet kombëtar është një ndër fushat më të rëndësishme të bashkëpunimit, me theks te veçantë në këmbimin e ekspertëve arsimor dhe mobilitet.

Kontrolloni gjithashtu

Viola Von Cramon

Raportuesja për Kosovën në PE, Viola von Cramon, nuk sheh arsye që BE-ja të mbajë në fuqi sanksionet kundër Kosovës

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, nuk sheh arsye që Bashkimi Evropian …