Ministri, Bledi Çuçi, e ka vlerësuar lartë marrëveshjen për leje qëndrimin pesëvjeçar të qytetarëve të Kosovës në Shqipëri

Ministri, Bledi Çuçi, e ka vlerësuar lartë marrëveshjen për leje qëndrimin pesëvjeçar të qytetarëve të Kosovës në Shqipëri

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledi Çuçi, e ka quajtur marrëveshjen për leje qëndrimin pesëvjeçar, ‘bereqeti’ i ditës së sotme. Gjatë fjalës së tij, në mbledhjen mes dy qeverive shqiptare, ai ka treguar procedurat e marrjes së kësaj leje. Sipas tij, më këtë marrëveshje procedurat janë lehtësuar shumë. “Dua ta nis me ‘bereqetin’ e ditës së sotme, marrëveshja për lejet e qëndrimit për të lehtësuar lejet për të jetuar në të dyja anët. Duke bërë të mundur që çdo shtetas shqiptarë në Kosovë, apo çdo shtetas i Kosovës në Shqipëri, mjafton të plotësojë një formular, të ketë një ID dhe të deklarojë një adresë të përshtatshme, menjëherë pa asnjë procedurë shtesë ai merr lejen pesëvjeçare dhe më pas do t’i takojë leja e përhershme pa patur nevojë për të bërë aplikim tjetër”. Blendi Çuçi, ka premtuar me këtë rast se para sezonit  së verës së ardhshme qarkullimi në mes të Kosovës dhe Shqipërisë do të bëhet pa ndalesë në kufi. Kjo nuk është pjesë e marrëveshjes por me kërkesë të kryeministrit të Shqipërisë dhe të Kosovës, kemi marrë masat dhe nuk do të presim sezonin e verës sidomos në pikën kryesore të kalimit mes vendeve tona, kemi rënë dakord që  të vëmë një sistem kamerash në kufi dhe qarkullimi do të bëhet pa ndalim dhe kamerat do të regjistrojnë çdo gjë për sa i përket identitetit të makinës që kalon përmes leximit të targës dhe çdo gjë do të jetë automatike pa pasur nevojë fare të ndalojë në kufi. Kemi bërë edhe planin e punës dhe do të jetë shumë më shpejt sesa fillimi i sezonit”, ka thënë ministri, Bledi Çuçi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Maja Vukiçeviq, deputetja malazeze shkakton polemika duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

Maja Vukiçeviq, deputetja proserbe e proruse e Malit të Zi shkaktoi polemika duke votuar kundër …